Zgjedhjet, Ambasadorët: KQZ të shpallë rezultatet

May 17, 2011 | 10:28

TIRANE- Kujdes gjate perpilimit te talebeve te rezultateve nga KQZ dhe shpallje e rezulteteve te zgjedhjeve me shpejtesi. Me kete deklarate te perbashket kane dale ambasadoret e OSBE-se, BE-se dhe SHBA-se, ne vendin tone.

Deklarata qe vjen nje dite pas vizites ne KQZ, kerkon shpejtesi dhe korrektese ne shpalljen e rezultateve. Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Arvizu dhe Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ettore Sequi dolën me një deklaratë të përbashkët për zgjedhjet e 8 majit në vend.

“Më shumë se një javë ka kaluar që kur një numër i madh votuesish në Tiranë votuan për postin e kryetarit të bashkisë, më 8 maj. Qytetarët duan dhe meritojnë qartësi rreth rezultatit të zgjedhjeve. Është thelbësore që rezultatet zyrtare paraprake të hidhen në tabelë me kujdes nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe të shpallen me shpejtësi”, thuhet në deklaratën e perbashket te Kryetarit te Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, Ambasadorit te Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Arvizu dhe Kreut te Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ettore Sequi.

Sipas deklarates, ambasadorët vleresojne tepër te rëndësishme që procedurat për zgjidhjen e ankesave të jenë të qarta dhe të jenë në përputhje të plotë me dispozitat ligjore të Shqipërisë, përfshirë Kodin Zgjedhor.

“Presim që të dyja palët të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të respektojnë plotësisht procesin demokratik”, thuhet ne deklarate.

© Panorama.al

Te lidhura