TIRANE- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë i ben apel qyetetareve te saj te bejne kujdes gjate protestave te lajmeruara nga partia Socialiste dhe te shmangin prezencen e tyre ne vendet ku planifikohet zhvillimi i tyre.
Permes nje mesazhi shpërndarë për të gjithë qytetarët amerikanë që jetojnë në Shqipëri, Ambasada SHBA paralajmëron rrezikun që mund të ketë, duke theksuar se edhe protesta me paqesore mund te degjeneroje ne dhune.
“Në javët e fundit, policia dhe mediat kanë raportuar për një numër të vogël, të incidenteve sporadike të dhunës. Ne i përkujtojmë qytetarët e SHBA-së se edhe demonstratat paqësore si qëllim mund të kthehet në dhunë dhe të paparashikueshme. Ju duhet të shmangni ato nëse është e mundshme”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Ambasada kërkon nga qytetarët amerikane që të monitorojnë median në lidhje me zhvillimet dhe qytetar ku janë parashikuar demonstrata.
© Panorama.al











