Tashmë është zyrtare. Hamit Altintop, është një lojtar i Realit të Madridit. Ish-ylli i Bajernit, ka firmosur një ditë më parë një kontratë 4 vjet e gjysmë në “Bernabeu”. Mesfushori turk vendosi të largohet nga “Allianz-Arena”, pasi dështoi të fitonte besimin e stafit teknik të Bajernit në sezonin e fundit. Altintop është futbollisti i dytë që i bashkohet skuadrës së Mourinjos, pasi madrilenët firmosën me një tjetër turk, Nuri Shahinin e Dortmundit. “Reali ka arritur një marrëveshje me lojtarin e Bajernit, Altintop, për 4 vjet e gjysmë”, thuhej në deklaratë.











