Alma e BB 4 feston 30-vjetorin prezanton Çimin si të dashurin e saj

Dec 24, 2011 | 15:04

Paralelisht me ndarjen e saj nga i fejuari italian Antonio, për Almën qarkullonin fjalë se ajo pas daljes nga loja e kishte thelluar miqësinë me Shkëlqimin e BB4 nga Vlora, ndërsa kishte krijuar një lidhje të fshehtë. Pavarësisht mohimeve të ndryshme, ata nuk kanë ç’të fshehin më. Tashmë Alma dhe Çimi, dy lojtarë të BB4, kanë vendosur të dalin hapur në lidhjen e tyre, që u përpoqën ta mbanin sekret për një kohë të gjatë. Fundjavën e kaluar, Alma ka festuar 30-vjetorin e saj, në një party që ka organizuar në “Living Room” në Tiranë. Dhe në festën e miqve ka pasur në krah pikërisht Çimin, duke e prezantuar si të dashurin e saj. Në festën me një rreth shumë të ngushtë miqsh, mes të cilëve ishin Klaudia dhe Alkena, Alma dhe Çimi kanë shkëmbyer gjeste dashurie, ndërsa kanë hapur shampanjën dhe kanë prerë tortën. Për sa i përket dhuratës, Alma ka marrë një dhuratë vërtet speciale nga Çimi, një portret të veçantë. Ata janë treguar të kujdesshëm për të shkëmbyer puthje dhe kanë qëndruar gjithë mbrëmjen të përqafuar. Kjo verë ka qenë një stinë që i ka bërë ata të sakrifikojnë shumë për njëri-tjetrin. Për këtë, Shkëlqimi ka organizuar darka e pritje të veçanta me ish-banorët e tjerë të “Big Brother”, që të mos binte në sy prania e Almës, e cila fillimisht pohoi se kishte lënë Italinë për t’u vendosur në Shkodër, ku dhe kishte hapur një biznes të sajin, pikërisht një dyqan veshjesh. Ndërsa Shkëlqimi, i cili brenda lojës në “Big Brother” shfaqi talentin e tij të gatimit dhe pasionin për kuzhinën, gjatë verës mori me qira një restorant në Himarë, ku ftonte shpesh miq të tij edhe nga Vlora, e një nga vajzat që s’mungonte asnjëherë ishte Alma. Pavarësisht fjalëve të shumta për lidhjen e tyre, fakti që Alma ishte e fejuar, i detyronte të tregoheshin shumë të mbyllur në bërjen publike të kësaj lidhjeje. Gjatë verës, ata kaluan disa ditë të veçanta pushimesh në Majorka. Duket se tani vajza nga Shkodra dhe djali nga Vlora kanë një lidhje pasiononte mes tyre. Në fillim pati komente plot skepticizëm për sinqeritetin në lidhjen e tyre dhe vazhdimësinë. Pavarësisht faktit që Alma është pak më e madhe në moshë se Çimi, duket se ata kanë një ndjenjë të fortë për njëri-tjetrin. Pak muaj më parë, Alma me rikthimin në Shqipëri i dha fund lidhjes trevjeçare me italianin Antonio Gravino, i cili i bëri një deklaratë publike dashurie Almës, ndërsa i dhuroi unazën në një nga të shtunat e spektaklit. Le të shohim se si do funksionojë lidhja e saj me Çimin.

© Panorama.al

Te lidhura