Alibeaj: Se kemi me Spahiun, me dinjitetin e Kuvendit

Jan 26, 2012 | 11:19

Deputeti i Partisë Demokratike, që  pritet të jetë edhe kryetar i komisionit, Enkelejd Alibeaj tha se kërkesa e PD-së nuk ka të bëjë fare me personin, sipas tij, “e kemi me dinjitetin e Kuvendit, me përgjegjshmërinë që Kuvemdi duhet të tregojë ndaj KLD-së, sistemit gjyqësor, dhe atij të Prokurorisë.”

“Ky komisioni nuk i drejtohet individit, është 1/15 e një organi kushtetues. Ne kërkojmë që përgjegjësia politike, që Kuvendi duhet të marrë ndaj KLD-së. Është e njohur që KLD nuk po kryen veprimtarinë e vet, por duke u kuturisur nëpër pelegrinazhe politike, dhe unë besoj se minimumi është që Kuvendi të mbajë qëndrim.”- tha Alibeaj.

Nuk mund të lejojmë tha ai, që KLD të kthehet në një kasolle politoke, pasi Spahiu ka shpërdoruar besimin që ne i kemi dhënë.

Alibeaj ftoi edhe njëherë opozitën që tëvotojë ngritjen e Komisionit. Duke u tërhequr mënjanë tregoni që jeni shumë larg koshiencës politike, duke mosmarrë përgjegjësitë politike mbi veten.

© Panorama.al

Te lidhura