Aldo Bare, Gjykata vendos më 23 mars

Mar 9, 2011 | 10:11

TIRANE- Vendimi për Aldo Baren, njohur si kreu i Bandës së Lushnjes do të jepet në 23 mars.  Vendimi u njoftua gjatë seancës së sotme, ku avokati mbrojtës i tij, Vladimir Meçi deklaroi se klienti i tij është i pafajshëm.

“Asnjë dëshmitar nuk ka vënë gishtin mbi Baren si autor i ndonjë krimi. Prokuroria nuk ka sjellë asnjë provë konkrete për akuzat ndaj Bares. Madje prokuroria nuk ka prova as për pretendimin e ekzistencës së një bande kriminale”, tha ai.

Sipas tij, çështja ndaj Aldo Bares ka pasur një ngarkesë të madhe politike dhe mediatike dhe për këtë duhet të merret vendimi bazuar mbi ligjet, faktet dhe provat. Vete Bare eshte mbrojtur duke deklaruar se eshte i pafajshem.

Një seancë më parë prokuroria dha pretencen për Aldo Baren, duke kërkuar “burgim të përjetshëm”, pasi numeroi një nga një një listë të gjatë me krimet që rëndojnë mbi të.

© Panorama.al

Te lidhura