Alcatraz Hotel, pushime pas hekurave të burgut

May 25, 2011 | 19:46

Tashmë mund të pushoni në një vend ku dikur vrasësit dhe keqbërësit vuanin dënimin e tyre. Kjo duket e pazakonte por jo e pamundur. Ju mund të qëndroni prapa mureve të trasha, dyerve të rënda, dhe dritareve të mbyllura.  Në “Alctraz Hotel, qëndrojnë të hapura tashmë 20 dhoma hoteli me të gjitha lehtësitë e mundshme.

Ata që dëshirojnë të provojnë vërtetë provën e vuajtjes së dënimit në një burg mund të zgjedhin dhoma me shërbime të kufizura, WC dhe lavaman, krevat burgu, dritare origjinale dhe dyert po ashtu.

Në vitin 1987 dy avokatë kishin blerë burgun e ndërtuar mbi një gurore, në Kaiserslautern, Gjermani, për ta kthyer atë që nga viti 2007 në një hotel.

© Panorama.al

Te lidhura