Albërie Hadërgjonajt i huazohet balada “Më iku dashuria” nga bullgarja Gergana

May 14, 2011 | 12:52
Albërie Hadërgjonaj

Kemi shkruar disa herë për huazimet e ndryshme që ndodhin në mes këngëtarëve tanë dhe këngëtarëve të shteteve fqinje në Ballkan e më gjerë. Estrada jonë gjithmonë ka qenë në shënjestër të kritikëve për huazimin që bën

Bullgarja Gergana

nga melosi i huaj, por duke shpresuar që një ditë do të ndryshojë situata dhe do jenë të tjerët ata të cilët do na kopjojnë neve. Dhe pikërisht ky ndryshim, siç duket, sa vjen e bëhet më i madh. Njëra nga këngët më të fundit të Albërie Hadërgjonajt, e titulluar “Më iku dashuria”, baladë kjo e realizuar gati një vit më parë, këto ditë është hedhur në eter të ekraneve bullgare si një hit në atë vend, ndërsa e këndon këngëtarja Gergana, e cila e ka titulluar  “Kush dëshiron të besojë”. Kjo baladë e kënduar me shumë mjeshtëri nga Albëria, gati është kopjuar në mënyrë identike nga Gergana, e cila gjithashtu e këndon  me shumë emocion këtë këngë. Urojmë që tashmë këngëtarët tanë të marrin mësim dhe të mos kopjojnë të tjerët, por të bëjnë këngë që nga shtete fqinje të kopjohemi! bl. re

© Panorama.al

Te lidhura