Albana, pretendente për të fituar nesër sfidën e skuadrave në “E diell”

Dec 24, 2011 | 14:57

Pas tri javësh emocione të veçanta për Albana Osmanin, e cila prej vitesh është një nga prezantueset ikona të “Top Channel”, me sa duket do vlejë sakrifica për të triumfuar mbi të tjerët në sfidën e skuadrave në programin e “E diell”. Albana është votuar me 82 për qind në votimin e hapur në website-n e “Top Channel”, duke e renditur të parën ndër liderat e pesë skuadrave, dhe duke e bërë kështu favorite kryesore për t’u shpallur fituese në sfidën e fundit, nesër në programin e “E Diell”. Albana është liderja e skuadrës blu në këtë garë, ndërsa skuadrat e tjera përfaqësohen nga Flori Agalliu, Adi Pojani dhe motrat Marina e Luana Vjollca. Për tri javë, ata garuan me njëri-tjetrin në të kënduar dhe kërcim, duke shkëmbyer dhe batuta e thumbime ndaj njëri-tjetrit. Për Adi Pojanin dhe Albanën, kjo nuk është hera e parë që provojnë të kërcejnë, ndërsa për Luanën, Marinën dhe Florin, kjo është një eksperiencë e paprovuar.

© Panorama.al

Te lidhura