Peshon gjashtë tonë, ka dalë jashtë kontrollit dhe tani NASA beson se shumë shpejt do të përplaset në Tokë. Sateliti gjigant po afrohet më shpejt nga sa ishte parashikuar dhe pritet që ai të përplaset në Tokë më 23 shtator. Shanset janë një në 3200 që sateliti të godasë dikë kur të bjerë. Kjo do të ishte hera e parë në histori që dikush lëndohet nga objektet e hapësirës. Sateliti UARS nuk ka karburant që nga viti 2005 dhe mund të bjerë në cilindo nga gjashtë kontinentet. NASA tha se ai mund të bjerë në çdo pikë mes koordinatave 57 gradë në veri dhe 57 gradë në jug, zonë që prek të gjitha zonat e populluara në planet.











