Al Kaeda konfirmon vdekjen e Osama bin Laden

May 6, 2011 | 15:17

Al Kaeda ka publikuar një delaratë nëpërmjet forumit xhihadist, ku ka konfirmuar vdekjen e liderit Osama bin Laden. Deklarata vjen vetëm pak ditë pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njoftoi se trupat speciale amerikane kishin vrarë Osama bin Laden, gjatë një sulmi në Abatobad, Pakistan.

 

Në deklaratën e sotme të Al Kaedës, kërcëonhen Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u bëhet thirrje pakistanezëve që të ngrihen në revoltë.

 

Në mesazh shkruhet se shumë shpejt lumturia e tyre do të kthehet në pikëllim, dhe gjaku i tyre do të përzihet me lotët e tyre.

 

Deklarata thotë se Al Kaida do të vazhdojë rrugën e xhihadit, në rrugën e lënë pas nga liderët me në krye Osama bin Laden, pa asnjë hezitim dhe ngurim.

© Panorama.al

Te lidhura