Kreu i Partisë Socialiste , Edi Rama i është përgjigjur në Twitter deklaratave të njëpasnjëshme të kryeministrit, Sali Berisha gjatë vizitës së tij në Francë, ku ka fajësuar opozitën për dështim e marrje së statusit kandidat.
Rama i ka quajtur të gënjeshtërta dhe të turshpshme, të gjitha akuzat në adresë të opozitës.
“Shaluar mbi kalin e rrenave Saliu shpon veshet botes duke luftuar me opoziten e vendit te tij ne syte e dinjitareve te huaj. C’turp!”- shkruan kryesocialisti në Twitter.
Së fundit, kryeministri Sali Berisha në takimin që pati me homologun tij francez, Francois Fillon i tha atij se “pas dy vitesh bllokim të jetës politike nga opozita i cili dëmtoi interesat e vendit, ajo tashmë pranoi ofertat politike të bëra nga maxhoranca gjatë dy viteve, duke sjellë edhe qetësimin e situatës politike.”
Thuajse të njëjtën gje, kryeministri Berisha tha një ditë më parë gjatë një intervistë në kanalin TV5 Monde, si dhe gjatë fjalimit të tij në Kongresin e PPE-së në Marsejë.
© Panorama.al











