Vijoi dhe sot në ditën e 23-të protesta masive e mijëra qytetarëve para Kryeministrisë për largimin e Edi Ramës.
Në nisje të protestës foli aktivisti Andi Tepelena, i cili bëri thirrje për bashkim kundër kastës së vjetër politike, teksa shtoi se protestuesit nuk largohen nga sheshi deri në largimin e kryeministrit.
Andi Tepelena: Të gjitha mediat ndërkombëtare po flasin për protestën që ka një emërues të përbashkët Rama ik. Protesta mbledh qytetarët të të gjitha krahinave. Largimin e kësaj kaste të tranzicionit 35 vjeçar, rinovimin e politikës me njerëz të rinj atdhetar shqiptar. Kjo qeveri është e lidhur me krimin dhe mafien. Shqiptarët largohen për shkak të keqqeverisjes. Zvërnecin ishte shkëndija e një revolte popullore deri në largimin e këtij antishqiptari që po ia nxin jetën njerëzve çdo ditë. Organizatorët e vërtetë jeni ju. Nga ky shesh do vijë zgjidhja për Shqipërinë e re. Kjo lëvizje është pa kthim prapa. Ta dijë Edi Rama. Këtu jemi gjallë a vdek deri sa ta largojmë. Edi Rama ka vjedhur vota falë parasë së zezë. Nxjerr armiqtë iranianët, e ka gabim, arrogancës së këtij do i përgjigjen 1 mln arrogantë. Do i thonë stop.
© Panorama.al












