Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një video nga një zonë në Tiranë, ku është zbatuar urdhri për lirimin e hapësirave publike.
“Në Tiranë rikthehet ajri për komunitetin”, ka shkruar Rama krahas videos.
Gjatë gjithë muajit korrik lirimi i hapësirave publike do të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror.












