Aksioni i VV,policia:JO qytetarë nga vendet fqinje

Jan 13, 2012 | 18:39
Policia e Kosoves

Policia e Kosovës doli sot me një komunikatë për shtyp ku bëri me dije përgatitjet për aksionin e paralajmëruar të Lëvizjes Vetëvendosja për të shtunën. Ndër të tjera në deklaratën e policisë theksohet se nuk do të lejohet asnjë qyetetarë që pretendon të vijë nga vendet fqinje e që përmes veprimeve të tyre ta cenojnë sigurinë e vendit si dhe të prishin rendin dhe qetësinë publike.

“Me qëllim të ruajtjes së rëndit dhe qetësisë publike, Policisë së Kosovës në bazë të vlerësimeve nga aspekti i sigurisë, ligjërisht i lejohet dhe do t’i ndalojë të gjithë ata qytetarë që pretendojnë të vijnë nga shtetet fqinje e që përmes veprimeve të tyre ta cenojnë sigurinë e vendit si dhe të prishin Rendin dhe Qetësin Publike.”- thuhet në deklaratën e Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, aksioni i së shtunës organizuar nga Lëvizja Vetëvendosja, ka marrë tashmë mbështetjen e qytetarëve shqiptarë nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia, të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Nuk dihet në fakt, nëse pikërisht këta pjesëmarrës do të jenë objekt i Policisë së Kosovës.

Policia tha se ka hartuar urdhrin operativ të quajtur “Lëvizja dhe Qarkullimi i Lirë”, ku parashikohet;

– Siguria e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mbajtja e rendit dhe sigurisë publike dhe zbatueshmërinë e ligjit.

– Shtimin e masave të sigurisë për qarkullim të lirë të njerëzve dhe mallrave përgjatë rrugëve nga vendkalimi kufitar Merdarë për në Prishtinë e tutje, si dhe nga vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë për në Gjilan e tutje etj.

– Fokusimi dhe garantimi në mbarëvajtjen e qarkullimit të trafikut me qëllim të qarkullimit të lirë në rrugë si dhe moslejimi i vendosjes së pengesave në rrugë dhe në vendkalime kufitare etj.

© Panorama.al

Te lidhura