MERDARE- Vetevendosje la njoftaur se autobusët me mbështetës nga Tirana, pritet t’i bashkohen protestës pas pak kohësh.
“Mbështetësit nga Tirana janë lejuar të kalojnë kufirin dhe janë duke ardhur për t’iu bashkuar protestuesve.”- konfirmon VV-ja.
***
Pas me shume se 2 oresh, autoritetet kufitare te Kosoves kane lejuar kalimin e dy autobuseve me te rinj shqiptare ne piken e kalimit kufitar te Morines, ne Kukes.
Autobuset me aktiviste te nisur nga Tirana dhe qytete te tjera nuk u lejuan te kalojne kufirin. Policia e Kosoves pati disa pretendime, nder te tjera per defekt te sistemit te kontrollit.
Mesohet se jane te shumte mbeshtetesit e Vetevendosjes qe jane nisur me makina private nga Shqiperia drejt pikave te kalimit kufitar te Merdares dhe Dheut te Bardhe.
***
Rreth 100 mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje janë nisur drejt pikave të kalimit kufitar të Merdarës dhe Dheut të Bardhë, nga Tirana.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth 100 të rinj, tek të cilët mbizotëronin ngjyrat kuq e zi, janë nisur drejt Kosovës për të marrë pjesë në aksionin e Vetëvendosjes, për të mos lejuar mallrat serbe të kalojnë në Kosovë. Nisja është bërë pranë Stadiumit “Qemal Stafa” ashtu siç edhe ishte paralajmëruar më parë. Mësohet gjithashtu, se këta 100 aktivistë nuk janë të vetmi, pas shumë mbështetës të tjerë janë nisur që në mëngjes nga Vlora, Shkodra dhe Durrësi.
Aksioni i Vetëvendosjes pritet që të nisë rreth orës 13:00 të ditës së sotme, ndërsa Policia e Kosovës ka njoftuar se nuk do të lejojë pjesëmarrës nga vendet fqinje, pasi sipas saj, rrezikohet stabiliteti dhe siguria në vend.
© Panorama.al











