Aksidentoi për vdekje këmbësorin 55-vjeçar dhe u arratis nga vendngjarja, arrestohet pas disa orësh shoferi i dyshuar!

Nov 28, 2025 | 15:08

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në Nikël mbrëmjen e djeshme, arrestohet pas disa orësh shoferi i dyshuar.

policia kruje1

Policia e Krujës bëri sot me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariat, kanë identifikuar dhe arrestuar M. M., 28 vjeç, i cili “mbrëmjen e kaluar ka përplasur një këmbësor dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes”.

“Ngjarja ndodhi në lagjen Shelqet, Nikël, ku automjeti i drejtuar nga M. M. goditi P. Xh., 55 vjeç, i cili fatkeqësisht humbi jetën si pasojë e aksidentit”, thanë burime zyrtare.

Policia sqaron se po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© Panorama.al

Te lidhura