ELBASAN- Dy te rinj kane humbur jeten dhe 5 te tjere jane plagosur rende ne nje aksident automobilistik. Aksidenti ndodhi ne aksin rrugor Cërrik-Papër, ne vendin e quajtur Ura e Zezë.
Sipas te dhenave te para te policise një automjet me targa të huaja u përplas me bordurën dhe doli nga rruga. Policia ben me dije se drejtuesi i automjetit 23-vjecari Shkëmb Hysaj dhe pasagjerja 22-vjecare Eriola Kurti, humbën jetën.
Ndërkohë Brunilda Kullolli, Xheni Toska, Leonard Allsani, Enea Hysi dhe Oligert Shallmi kane mbetur te plagosur rende.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për rrethanat e aksidentit, per te cilin pritet te dilet me nje deklarate zyrtare.
© Panorama.al











