
PERMET- Një aksident me pasojë vdekjen e dy funksionarëve të Policisë së Përmetit është shënuar në aksin rrugor Përmet – Këlcyrë.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Veroniqit”, ku automjei tip Benz me targë “DR 6279 B” është përplasur me bordurën e urës.
Petrit Lata, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve ne Përmet, 43 vjeç ka mbetur i vdekur, ndërsa Nuri Kërçani, me detyrë Shef i Rendit ne Komisariatin e Policisë së Përmetit, ka gjetur vdekjen në spitalin rajonal te qytetit. Kërçani mësohet se ka mbërritur në gjendje kritike për jetën ne spitalin e qytetit te Përmetit.
Reshjet e dendura te shiut, mesohet se jane bërë shkak për aksidentin.
© Panorama.al











