Aksidenti, vdes 23 vjeçari, plagoset kushëriri

Dec 15, 2011 | 10:07
Foto Ilustruese

LUSHNJE- Një i ri humbi jetën dhe kushëriri i tij mbeti i plagosur gjatë një aksidenti me motoçikletë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në bulevardin kryesor të qytetit.

Policia ka bërë me dije se viktimë e aksidentit ishte 23-vjeçari Dokleant Sulaj, ndërkohë që i plagosur kushëriri i tij Jurgen Sulaj.

Ata udhëtonin me një motoçikletë, e cila doli nga rruga dhe u përplas me një bordurë. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonin të rinjtë, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© Panorama.al

Te lidhura