Aksident në rrugën Lezhë–Shkodër, përplaset kamioni me makinën, një i lënduar

Oct 30, 2025 | 8:46

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, pranë një shkolle private.
ambulanca-1-1Burime për News24 bëjnë me dije se në ngjarje janë përfshirë një kamion dhe një automjet tip “Toyota”.

Si pasojë e përplasjes, raportohet për një person të lënduar.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© Panorama.al

Te lidhura