
Një person ka humbur jetën ndërsa katër të tjerë janë plagosur rëndë në një aksident të ndodhur në aksin Vorë- Fushë Krujë në natën e ndërrimit të viteve.
Sipas policisë një makinë tip Benz nga shpëjtësia e madhe ka përplasur një kalimtar rasti në rrugë duke i shkaktuar menjëherë vdekjen.
Duke mos mbajtur dot nën kontroll makinën, makina tip Benz është përplasur më mbrojtëset anësore të rrugës, duke sjellë edhe plagosjen e katër personave që udhëtonin në të. Nuk ka të dhëna lidhur me identitetin e e viktimës dhe të plagosurve.
© Panorama.al











