Aksident në Lezhë- Shkodër, vdes një person

Dec 23, 2011 | 16:53

Një person mbeti i vdekur , ndërsa një tjetër i plagosur si pasojë e një aksidenti në rrugën Lezhë- Shkodër.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Balldre, ku një makinë e tipit Benz me targa SH 1836 D u përplas me një motorçikletë.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi, Ervis Agushi i cili ishte nën drejtimin e motoçikletës. I plagosur, jashtë rrezikut për jetën ka mbetur shtetasi Fabio Sinani.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© Panorama.al

Te lidhura