Aksident në Durrës, 1 vdes, katër plagosen

Sep 15, 2011 | 19:27

UPDATE- Një 75- vjeçar ka humbur jetën, ndërsa katër persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në Durrës.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Hamallaj- Durrës, ku nga përplasja e një kamionçine dhe një makine tip “Benz” ka humbur jetën, Bajram Hamelli.

Mësohet se drejtuesi i kamionçinës është larguar nga vendngjarja.

Katër personat e plagosur, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë transportuar menjëherë për në spitalin e Durrësit.

Ende nuk ka të dhëna lidhur me shkaqet që kanë çuar në aksidentin tragjik, ndërsa policia është në kërkim të drejtuesit të kamionçinës.

© Panorama.al

Te lidhura