Një aksident me disa të lënduar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier- Roskovec, në vendin e quajtur “Kthesa e Verbasit”.
Dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar drejtuesit e makinavem si edhe dy pasagjerët që udhëtonin me ta.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Sptalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjaje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.
Njoftimi:
Rreth orës 09:00, në fshatin Verbas, automjeti me drejtues shtetasin J. V., 18 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. S., dhe për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit dhe katër pasagjerë, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
© Panorama.al











