Aksident me vdekje në Prrenjas, humb jetën në vendngjarje 62-vjeçari! Ndalohet nga policia i riu

Nov 3, 2025 | 22:14

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Urakë–Katjel, në vendin e quajtur Kotodesh, në Prrenjas.

policia naten

Sipas informacioneve zyrtare, një automjet tip “Mercedes-Benz” ka përplasur këmbësorin Qani Malo, 62 vjeç, banues në Kotodesh. Për pasojë, 62-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, shtetasin R. A., 27 vjeç, i cili po merret në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit.

Autoritetet rrugore sërish u bëjnë apel drejtuesve të automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të shmangin shpejtësinë e lartë, sidomos në zonat e banuara, për të parandaluar ngjarje të tilla tragjike si kjo e fundit që ndodhi mbrëmjen e kësaj fillim
jave.

© Panorama.al

Te lidhura