Pesë persona mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Librazhd – Përrenjas.
Mësohet se 3 nga të plagosurit janë në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe janë dërguar menjëherë në spitalin Ushtarak në Tiranë, ndërkohë dy të tjerët janë dëmtuar më lehtë duke marrë ndihmën e parë në spitalin e Librazhdit.
Në aksident janë përfshirë dy automjete njëra me targa të Tiranës dhe tjetra me targa të Laçit. Ende nuk ka të dhëna për shkaqet që kanë çuar në aksidetin e rëndë, ndërsa pas mbërritjes në vendngjarje policia ka nisur hetimet.











