TIRANE- Nje dite pas takimit te ministrit te Jashtëm Edmond Haxhinasto me diplomatin grek, Ioannis Zepos, reagon Aleanca Kuq e Zi.
Ne nje deklarate per mediat, aleanca ka kerkuar transparence te bisedimeve dy paleshe dhe ngre zerin kunder kushtezimit te Shqiperise per mbeshtetjen greke gjate integrimit tone ne BE.
“Qeveria duhet të bëjë transparente bisedimet me diplomacinë greke. Jemi kundër takimeve me dyer të mbyllura të ministrave”, thote AK, duke shtuar se ministri grek Lambrinidis injoroi vendimin e Gjykatës Kushtetueses per ceshtjen e territorit ujor dhe kerkoi zbatim te marreveshjes.
“Qeveria të mos bëjë kompromis me çështjen shqiptare”, perseriten perfaqesues te Aleancës.
© Panorama.al











