
Aleanca Kuq e Zi ka reaguar ashpër sot për ngjarjet e ditëve të fundit në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni. AK tha se shovinizmat sllavë po kalojnë në cënim të drejtash. Aleanca ka dënuar me forcë deklaratat e një dite më parë të Presidentit serb, Boris Tadiç, i cili nga Deçani i Kosovës deklaroi se nuk do ta njihte kurrë Kosovën.
“Tadiç po provokon 10 milion shqiptare. Kosova mijëra vjet toke shqiptare”- thuhet ndër të tjera në deklaratën e AK-së.
Aleanca ka theksuar se mbron protestat e shqiptarëve të Tuzit në Mal të Zi për përdorimin e simboleve kombëtare, ndërsa i ka bërë thirrje Tiranës zyrtare që të thyej heshtjen dhe të mbrojë te drejtat e shqiptareve jashte kufijve.
Sipas AK-së, shqiptaret në Kosovë, Ulqin dhe Maqedoni nuk janë fqinj, pasi sipas tyre, shqiptaret në rajon janë etnik në trojet e tyre.
Maqedona hoqi shqipen nga aeroporti, vazhdon më tej deklarata e AK-së, në një kohë kur 60% e udhetareve te aeroportit janë shqiptarë.
© Panorama.al











