AK, qeverisë: Respekto vendimin e Kushtetueses

Sep 25, 2011 | 11:45

FIER- Aleanca Kuq e Zi në vazhdim të “Maratonës Kuq e Zi” është ndalur sot në qytetin e Fierit, nga ku i ka bërër thirrje edhe njëherë qeverisë shqiptare që të tërhiqet nga regjistrimi entik dhe fetar dhe të respektojë vendimin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese.

Kushtetuesja hoqi fjalën “kombësi” nga ligji për Gjendjen Civile.

AK-ja i ka kërkuar qëverisë shqiptare që të punojë mbi prioritet e Shqipërisë dhe jo ato të Greqisë, duke shtuar se, qeveria duhet gjithashtu që të punojë mbi 12 rekomandimet e Bashkimit Evropian.

Në këtë takim kanë marrë pjesë qindra mbështetës të Aleancës Kuq e Zi dhe shumë intelektualë të qytetit.

© Panorama.al

Te lidhura