AK, akuza qeverisë: Ka braktisur emigrantët

Dec 15, 2011 | 10:24

TIRANË- Aleanca Kuq e Zi përmes një deklarate për emigrantët akuzon qeverinë se ka braktisur këtë kategori shqiptarësh që jetojnë e punojnë jashtë vendit.

Sipas AK, qeveria ka braktisur emigrantët shqiptarë. “Mbrojtja e shqiptarëve është detyrim kushtetues për qeverinë”- thuhet në deklaratë.

Duke u ndaluar në procesin e regjistrimit të popullsisë, shumë i kritikuar dhe antikushtetues sipas AK, aleanca thekson se qeveria la jashtë procesit emigrantët.

“Prej 21 vitesh emigranteve u mohohet e drejta e votes”- theksohet me tej te, ku shtohet se ata llogaritet ne shifrat e qeverise per turistet.

© Panorama.al

Te lidhura