TIRANE- “Kunder bisedimeve te fshehta me Athinen dhe kunder haracit grek si kusht per mbeshtetje ne BE”. Me kete parrulle, Aleanca “Kuq e Zi” ka protestuar sot para ministrisë së Jashtme, nderkohe qe ne te kane hyre ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini dhe ai grek, Stavros Lambrinidis.
Duke folur per mediat, perfaqesues te aleances i kerkojne qeverise dhe ministrise te beje transparente bisedimet me diplomacinë greke. Sipas tyre, bisedime me dyer te mbylluara nuk mund te tolerohen, kur flitet per fatin e kombit dhe kufijve.
Ata apelojne se nuk duhet të bëhet kompromis me çështje kombëtare duke shtuar se rruga drejt Bashkimit Europian nuk kalon përmes Athinës por duke përmbushur kriteret e kërkuara.
“Qeveria të mos bëjë kompromis me çështjen shqiptare. Ne jemi pro integrimit të vendit në Bashkimin Europian por jemi kundër haraçit grek” kanë deklaruar përfaqësuesit e Aleancës Kuqezi.
© Panorama.al











