Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar sot nje tubim në Krujë, ku do te shpalose programin e saj “Shqiperia Behet”. Vizita në këtë qytet bëhet pikërisht në përvjetorin e 544 të vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut, per te cilen AK ka theksuar se asnje qeveri nuk e ka kujtuar si date te rendesishme.
AK ka organizuar në Kalanë e Krujës një aktivitet në përkujtim të vdekjes së heroit tonë kombëtar. Perfaqesuesit e AK kane kerkuar |kufizimin e mandateve te sulltaneve te politikes” dhe pune ne interes te gjithe shqiptareve.
Sipas AK këtij aktiviteti do t`i bashkohet edhe pinjolli i familjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut Flavio Misasi.











