TIRANE- Aleanca Kuq e zi ka denoncuar sot një tjetër rast të keqtrajtimit të aktivistëve të saj nga autoritetet maqedonase.
Në një deklaratë të AK-së, thuhet se në daten 7 Dhjetor 2011 ne piken kufitare mes Shqiperise dhe Maqedonise te Qafethanes shtetasja rumune me origjine shqiptare, Mona Agrigoroaiei eshte mbajtur e izoluar dhe marre ne pyetje per me shume se 5 ore rresht nga oficere civile te sherbimeve maqedonese te sigurise.
AK shpjegon më tej se Agrigoroaiei eshte zbritur ne menyre selektive nga autobuzi me te cilin udhetonte drejt Tiranes dhe me pas eshte izoluar ne pritje te tre oficereve civile te forcave maqedonase te sigurise, mes te cileve njeri shqipfoles. Publicistja eshte marre ne pyetje per me teper se 5 ore duke u perballur me pyetje mbi aktivitetin e saj ne dobi te çeshtjes kombetare shqiptare.
“Mes te tjerave ajo eshte pyetur dhe per lidhjet e saj me Aleancen KuqeZi si dhe per liderin e Aleances KuqeZi, zotin Kreshnik Spahiu. Ajo eshte privuar nga e drejta e saj ligjore te kontaktoje me perfaqesues te ambasades se vendit te vet duke u bere dhe objekt i nje presioni psikologjik dhe nje trajtimi aspak human qe shkon ndesh me standartet e bashkimit europian, bashkesi drejt se ciles qeveria maqedonase synon te antarsohet se shpejti”- thuhet më tej në deklaratën e AK-së.
Sipas, AK-së Mona Agrigoroaiei lindur e rritur ne Rumani por me origjine shqiptare dhe ka mbi 8 vjet qe i ka dedikuar çeshtjes kombetare karrieren e saj si dhe nje sere artikujsh dhe publikimesh ne media te ndryshme nderkombetare.
Ndërkaq, Aleanca KuqeZi ka shprehur indinjatë për heshtjen e vazhdueshme të qeverise shqiptare mbi rastet flagrante te dhunes psikologjike te shqiptareve te Maqedonise dhe I kutjon perfaqesuesve diplomatike shqiptare dhe qeverise se mbrojtja e pakicave shqiptare ne token Maqedonase eshte perveçse e shkruar me ligj por dhe nje detyrim moral.
AK i kërkon struktuareve te Bashkimit Europian te analizojne keto akte te shtetit maqedonas dhe te kerkojne ne menyre zyrtare ndalimin e menjehershem te tyre nga ana e qeverise maqedonase.
Vetëm pak ditë më parë, në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë autoritet maqedonase arrestuan katër aktivistë të AK-së, teksa po vendosnin flamuj kuqezi ne qytetin e Tetovës.
© Panorama.al











