
TIRANE- Aleanca Kuq e Zi ka shprehur sot keqardhje ndaj deklaratave të kryeministrit, Sali Berisha lidhur me bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës.
Duke iu përgjigjur deklaratës së kryeministrit Berisha se,“interesi me i mire i shqiptareve eshte ruajtja e kufijve ekzistues”, AK shprehet se bashkimin mes Kosovës dhe Shqipërisë e vendosin vetë shqiptarët dhe jo Bashkimi Evropian, apo kryeministrat.
Duke theksuar se shqiptarët e kanë të ardhmen brenda një kombi, AK theksoi se parimi i vetëvendosjes është parim universal i të drejtës ndërkombëtare, ndaj nuk mund të vendosin për bashkimin qeveritë.











