GJIROKASTER- “Aleanca Kuq e Zi” ka reaguar ndaj zhvillimeve me te fundit per certifikatat e reja dhe kundershtimet e OMONIA-s, per heqjen e kombesise ne to. Gjate turit te rahdes per mbledhjen e firmative te petcionit kunder regjistrimit etnik e fetar ne Gjirokaster, perfaqesuesit e aleances kane reaguar ndaj deklarates se Konsullatës greke se “nuk duhet hequr kombësia nga çertifikatat e lindjes”.
“Askush nuk mund ta shantazhojë Shqipërinë”, ka thene perfaqesuesi i kesaj aleance, Endrit Shabani, pas interesimit te medias per keto zhvillime.
Shume qytetare i jane bashkuar sot peticionit, duke u bere firmetaret e radhes kunder regjistrimit me vetedeklarim te kombesise dhe atij me baza fetare e etnike, duke e cilesuar ate te rrezikshem per asimilimin e kombit.
Prej 23 majit 2011, pas ndryshimeve ligjore është hequr nga çertifikata shënimi i kombësisë. Kjo u pasua me nje varg kundershtish, fillimisht nga OMONIA, me pas nga MEGA, konsullata e me tej edhe nga PBDNJ.
© Panorama.al











