AK apel partive: Jo zvarritje. Pranoni rezultatin

May 12, 2011 | 9:48
Tubimi i Aleancës “Kuq e zi” në Durrës

TIRANË- Aleanca “Kuq e Zi”i bën apel partive politike të mos zvarritin procesin e numërimit të votive dhe të kontribuojnë në një process të ndershëm e transparent deri në fund.

Përmes një deklarate për mediat kjo aleancë kërkon nga partitë politike të mos bëjnë asnjë tentativë për të zvarritur verdiktin e popullit shprehur me votë të dielën, më 8 maj, ku vetë ata kanë vulosur se kë duan të drejtojë bashkitë dhe komunat për katër vitet e ardhshme.

Aleanca “Kuq e Zi”, kërkon të numërohet me transparencë të madhe cdo votë, deri në fund të procesit të numërimit që do të vulosë edhe fituesit në këto zgjedhje, për zonat që kanë mbetur ende pezull.

Në fund, apeli drejtuar partive është për pranim të rezultatit, në shenjë të respektimit të votës së shqiptarëve.

© Panorama.al

Te lidhura