Sot në mbrëmje, Ajaksi dhe Lioni rikthehen të përballen kundër njëri-tjetrit pas nëntë vitesh. Duke u hedhur një vështrim formacioneve, duket qartë që kjo sfidë nuk do të luhet vetëm në fushë, por edhe në infermieri, pasi mungesat për të dyja skuadrat do të jenë të shumta, mbi të gjitha te francezët. Ndërkaq, të dy trajnerët, Frank De Bur (Ajaks) dhe Remi Garde (Lion), bëjnë thirrje për fitore në këtë debutim europian, teksa holandezët duhet të bëjnë llogaritë me mungesat e Ejong Enoh dhe Bruno Silvës, ndërsa Lioni nuk do ketë Kris, Tafer, Lisandro Lopez,
Ederson dhe Gurkuf.











