Aida dhe Armendi, probleme me emisionin “E diell”, flitet se do të kthehen në Prishtinë

May 14, 2011 | 12:16

Ndryshimet që ndodhën tek programi “E diell” që trasmetohet çdo të diel në Top-Channel, si duket nuk do të jenë të vemtet, pasi do të riformatohet përsëri. Pas largimit të autores italiane Alessia Greco, tek emisioni në fjalë si autorë erdhën nga Kosova, çifti i njohur i kantautorëve Armend Rexhepagiçi dhe Aida Baraku, të cilët sollën një freski të madhe në këtë spektakël, duke filluar nga përmbajtja e deri tek personazhet e njohura që vinin edhe nga Kosova. Pasi përfundoi misionin e tij, si pjesë e jurisë në spektaklin “Albanians got talent”, Armendi filloi punën tek “E diell” dhe, së bashku me Aidën, në janar të këtij viti u zhvendosën me banim në Tiranë. Por, siç duket, punët në këtë spektakël nuk po shkojnë ashtu siç duhet. Siç njoftojnë disa media në Kosovë, çifti i njohur, për shkak të problemeve që hasin gjatë realizimit të spektaklit “E diell”, do të lënë punën dhe do të kthehen përsëri në Prishtinë, duke realizuar sërish hite për estradën shqiptare. Se sa janë të vërteta fjalët të cilat thuhen në Prishtinë, pritet të shihet dhe mbi të gjitha të konfirmohet prej gojës së tyre.

© Panorama.al

Te lidhura