Agron Gjekmarkaj takim me qytetarët në Laç: Shpresa kthehet me PD-në! Triumfojmë më 11 Maj, si shpresa e vetme e shpëtimit të Shqipërisë

Apr 25, 2025 | 20:43

Drejtuesi politik i PD-së në Lezhë, Agron Gjekmarkaj, gjatë një takimi në Laçi, është shprehur se Partia Demokratike ka një plan të qartë për ringritjen, duke vendosur minimumin jetik 200 euro dhe pensione minimale 200 euro.

493052617_989420326702451_4625205521283543456_n

“Shpresa kthehet me PD, ndryshimi ka nisur, triumfojmë më 11 Maj, si shpresa e vetme e shpëtimit të Shqipërisë”, theksoi Gjekmarkaj.

Postimi i Gjekmarkajt:

Laçi, si gjithë Kurbini, është braktisur gjithë këto vite. Gjatë takimit me qytetar të kësaj zone, problemet që shprehin janë shqetësuese dhe ne zotohemi që do t’i zgjidhim.

Asnjë investim serioz, përveç fasadave të pallateve që sot janë bosh, sepse djemtë e vajzat tona janë larguar nga varfëria dhe mungesa e shpresës.

Për 12 vite me radhë, nën qeverisjen e Edi Ramës, Laçi dhe Shqipëria janë zhytur në harresë:

  • Shëndetësi pa shërbim, ilaçe të papërballueshme
  • Bujqësia dhe blegtoria në kolaps
  • Energjia, një barrë që rëndon çdo familje
  • Pensione që nuk sigurojnë as bukën e gojës
  • Çmime që rriten çdo ditë, ndërsa rrogat mbeten në vend

Koha e Ramës dhe oborrtarëve të tij ka mbaruar.

Partia Demokratike ka një plan të qartë për ringritjen e Kurbinin dhe gjithë vendit:

Në 100 ditët e para të qeverisjes sonë:

  • Do të miratojmë minimumin jetik prej 200 eurosh
  • Asnjë pensionist nuk do të marrë më pak se 200 euro në muaj

Shpresa kthehet me PD, ndryshimi ka nisur, triumfojmë më 11 Maj, si shpresa e vetme e shpëtimit të Shqipërisë??✌️

© Panorama.al

Te lidhura