TIRANË- Ambasadori i SHBA-së në vendin tonë, Aleksandër Arvizu ka apeluar sot për shanse për punësim, garantimin e të drejtave dhe luftimin e stigmës në gjithë shoqërinë për personat me aftësi të kufizuar.
I pranishëm në konferencës për personat me aftësi të kufizuar “PAK” , Arvizu ka deklaruar se qeveria ka ende shumë për të bërë për të garantuar të drejtat për këtë kategori njerëzish.
“Konferenca do përcjellë shembuj pozitiv të këtyre personave në ekonominë e Shqipërisë. Konferenca është mundësi që rrit ndërgjegjësimin për reforma që rrisin shanset për punësim të këtyre personave. 650 milionë njerëz nëpër botë vuajnë aftësinë e kufizuar, ndaj e vështirë të thuash që kjo është çështje e parëndësishme që ndikon vetëm tek një grusht njerëzish”- tha ai.
Sipas tij, pavarësisht viteve të punës dhe kornizës ligjore për të integruar këta persona duhet shumë për të bërë, veçanërisht në fushën e punësimit.
Konferenca duhet të japë rekomandime të vlefshme për punësimin e këtyre personave, mjedis gjithëpërfshirës, të drejta të barabarta për punësim.
© Panorama.al











