Afganistan, goditet avioni i komandantit suprem amerikan

Aug 22, 2012 | 13:18

Avioni që përdorej nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave Ushtarake Amerikane, Martin Dempsej, është dëmtuar nga një raketë në Afganistan. Sipas shtabit të forcave të NATO-s, të martën, rreth orës 1:00 pas mesnate, kryengritësit qëlluan me raketa në bazën ajrore në Bagram, afër Kabulit, njoftoi “NBC News”. Dy prej raketave ranë brenda bazës ajrore, ndërkohë që një tjetër qëlloi aeroplanin e gjeneralit Dempsej. Raketat dëmtuan edhe një helikopter të parkuar afër aeroplanit. Gjenerali Dempsej nuk ndodhej në aeroplan në kohën e sulmit, ndërkohë që nuk u raportua as për ndonjë të lënduar tjetër nga sulmi raketor. Dempsej qëndroi për një vizitë dyditëshe në Afganistan, gjatë së cilës bisedoi me komandantë të NATO-s dhe ata të Afganistanit lidhur me sulmet e fundit.

© Panorama.al

Te lidhura