Patriotizmi ka kapluar shumë këngëtarë të skenës shqiptare. Aq sa kur bëhet fjalë për këto tema, ata nuk ngurrojnë të thurin tekste dhe të bëjnë këngë, pasi e dinë se shqiptarët janë të dhënë shumë mbas patriotizmit, dhe këto lloje këngësh arrijnë një sukses të jashtëzakonshëm. Gold Ag, reperi i cili njihet se kultivon këto rryma muzikore prej disa vitesh, ka bashkuar në një trio këngëtarët Hekuran Krasniqi dhe Afërdita Dresha,j e cila për herë të parë do të shfaqet në një këngë patriotike, pasi më herët ka kënduar vetëm këngë ritmike për dashurinë. “Kemi vendosur që së bashku me Afërditën dhe Arianin të realizojmë një këngë kushtuar Çamërisë. Do të jetë një kombinim mes hip-hopit, labërishtes dhe toskërishtes. Është diçka e re në tregun muzikor dhe shpresojmë të pëlqehet në publik”, ka theksuar këngëtari Hekuran Krasniqi, në lidhje me këtë projekt. Kënga titullohet “Çelet dera”, tekstin e së cilës e ka bërë Xoni, ndërsa muzikën dhe orkestrimin Hekuran Krasniqi. “Kënga bën fjalë për një vajzë që në muzikë vjen më ndryshe se të tjerët, me një seriozitet, dinjitet dhe gjasë për të bërë shumë fansa, sa banorë ka Kina”, shton ai. Kësaj kënge do t’i realizohet edhe videoklipi, ku Afërdita do të shfaqet me veshje kombëtare. bl. re











