Aferat e Belinda Ballukut, Flamur Noka: Nëse do kishin ndodhur në Evropë, do kishte rënë qeveria! Por këtu nuk njihet dorëheqja

Nov 27, 2025 | 22:39

Deputeti i PD-së Flamur Noka komentoi çështjen Balluku mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë”.

flamur noka

Noka theksoi se nëse një skandal korrupsioni si ai i zv.kryeministres do kishte ndodhur në një vend të Evropës do ishte dorëhequr e gjithë qeveria.

Por Rama sipas tij nuk njeh dorëheqje, madje këshilloi edhe kryeministrin e Spanjës të mos japë dorëheqje.

Flamur Noka: Po të shihni po bëhen përpjekje titanike për ta errësuar këtë çështje dhe për të shpikur nga regjimi, narkosi, ju përgëzoj që e ngrini këtë debat. Shihni në media të tjera. A bëhen emisione? Në një vend demokratik ky skandal, bie qeveria. Po këtu çdo ndodh? Po ky nuk jep dorëheqje. Ky këshilloi edhe kryeministrin spanjoll për një rast korrupsioni të gruas, ‘mos jep dorëheqje’, i tha. Ku njeh dorëheqje ky?

Pengon integrimin largimi i Belinda Ballukut thotë Rama, e kuptoni apo jo? Sepse te turqit shkoi Rama. Marrëveshjen me turkun e bëri Edi Rama. Pse Rama po paguan media, presion që të mos bëhen emision për Belindën, tunelin. Sepse në krye të aferave të Belindës është Rama. E lëshoi kollaj Erionin për një çështje që nuk ishte Rama. Edhe Beqjan. Por te rastet e BB është vetë Rama, edhe te aeroporti.

© Panorama.al

Te lidhura