Ajo që për pak kohë u bë shumë e kërkuar në skenën muzikore, këto ditë do të sjellë në treg një këngë me një klip shumë ndryshe nga të tjerët që ka realizuar deri më tani. Në fotot të cilat i kemi siguruar nga xhirimet, këngëtarja Adelina Tahiri shihet e vetme në mesin e shumë djemve të rinj e seksi, të cilët rrethojnë këngëtaren e do të kenë rolin e statistave në videoklipin e ri. Të shohim nëse do të jetë me të vërtetë suksesi i radhës ky krijim i ri i Adelinës, e cila është një nga këngëtaret më të pëlqyera për momentin nga të rinjtë jo vetëm për performancat, por edhe për pamjen e saj.











