Adelina Ismajli feston 32-vjetorin si “femra supersexy”

Dec 17, 2011 | 13:29

Adelina Ismajli duket se është si vera, sa më shumë vite kalojnë, aq më e mirë bëhet. Dhe me rastin e ditëlindjes së saj të 32-të, më 14 dhjetor këngëtarja ka marrë një dhuratë shumë të mirë nga fansat, një vlerësim si “Këngëtarja me seksi e vitit 2011”. Emisioni “Prive” i “Klan Kosova” ka bërë një sondazh këto ditë në publik, rezulatetet e të cilit kanë renditur të parën si këngëtaren më seksi të vitit 2011, pikërisht Adelina Ismailin. Në këtë sondazh janë përfshirë të gjitha këngëtaret femra nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, dhe rezultati ka nxjerrë me epërsi këngëtaren Adelina Ismaili. Edhe pse ka munguar gjatë kësaj kohe me nxjerrjen e këngëve të reja në shqip, pasi është duke realizuar karrierë në Europë duket se fansat nuk e kanë harruar. Nuk është hera e parë që Adelina me 26 vite karrierë në skenë del e para në pikët e mbledhura nga sondazhe të tilla, duke lënë pas shumë këngëtare të njohura dhe shumë të reja. Sipas rezulateteve të këtij sondazhi, Adelina kryeson me një diferencë të lartë pikësh ndaj këngëtares tjetër Genta Ismajli, kurse afër me votime i qëndron e motra, Zanfina, derisa këngëtaret e tjera të njohura, Nora Istrefi, Elvana Gjata, Zajmina Vasjari, Dafina Zeqiri e Çiljeta Xhilaga janë shumë larg sa i përket numrit të votave. Ky çmim si “Këngëtarja më seksi për 2011” është si një lloj dhurate nga fansat e saj në 32-vjetorin e lindjes, që e festoi më datë 14 dhjetor. Por kjo nuk ishte dhurata e vetme e bërë nga fansat e këngëtares. Pikërisht në ditën e lindjes së saj, fansat kishin realizuar një videoincizim, ku shfaqeshin një nga një duke i uruar ditëlindjen nga Lugina e Preshevës, Maqedonia, Kosova, Shqipëria e diaspora. Në një intervistë për median zvicerane, Adelina ka rrëfyer planet e saj për realizimin e disa projekteve të reja muzikore në Europë, pas këngës dhe klipit “I love you more”.

© Panorama.al

Te lidhura