Ka disa javë që në portale të ndryshme qarkullojnë shkrime në lidhje me një ”pajtim” të mundshëm që kishte ardhur në mes të dy këngëtareve kosovare Leonora Jakupi dhe Adelina Ismaili, të cilat pas konfliktit para disa viteve nuk flasin dhe nuk shihen, ndërsa në lajmin e botuar në portale thuhet se Adelina i ka kërkuar duet Leonorës që të realizojnë një këngë për Kosovën. Projekti muzikor do të kushtojë diku rreth 100 mijë euro, ndërsa shpenzimet e klipit do t’i mbulojnë vetë këngëtaret. Por si duket fansat e tyre nuk do të mund të shohin bashkë në këngë Adelinën dhe Leonorën asnjëherë, të paktën as për momentin. ”Të dashur miq, edhe pse tashmë provokimet e ndryshme kanë nisur të bëhen bajate, ne do të marrim mundimin të merremi me thashetheme koti. Pra, Adelina Ismaili nuk ka në plan të realizojë asnjë duet me asnjë këngëtare shqiptare, çdo gjë që keni lexuar apo dëgjuar është gënjeshtër, Adelina vazhdon punën e saj”, thuhet në prononcimin zyrtar nga menaxheri i këngëtares së njohur.











