Adele mahnit me paraqitjen në Formula 1, ndryshimi në pamjen e saj nuk kalon pa u vënë re

Jul 7, 2026 | 10:49

Këngëtarja e njohur britanike Adele tërhoqi vëmendjen gjatë paraqitjes së saj në Çmimin e Madh të Britanisë në Formula 1, ku u shfaq dukshëm më në formë.

adele

Artistja ishte e pranishme në pistën e Silverstone për të ndjekur garën, e cila u fitua nga Charles Leclerc. Ajo u pa e veshur me një bluzë kushtuar kampionit të botës për vitin 2025, Lando Norris, në mbështetje të pilotit britanik dhe ekipit të tij. Pamjen e kompletoi me pantallona të zeza, pantofla dhe një varëse ari, ndërsa ndryshimi në fizikun e saj nuk kaloi pa u vënë re.

adele1

Së fundmi, Adele ka treguar se Formula 1 e ka afruar edhe më shumë me djalin e saj, Angelo. Në një video të publikuar nga McLaren Racing më 3 korrik, këngëtarja rrëfeu se pasioni i djalit për këtë sport i ka krijuar mundësinë të kalojnë më shumë kohë së bashku dhe të ndajnë diskutime të shumta për pilotët.

“Nuk e prisja të lidhesha me djalin tim, që së shpejti mbush 14 vjeç, përmes diçkaje për të cilën ai është kaq i apasionuar, deri në atë pikë sa të debatojmë për pilotët. Por është bukur të kesh një ndërveprim të tillë me një adoleshent. Nuk e prisja”, u shpreh ajo.

adele2

Adele zbuloi se Angelo është shumë i apasionuar pas kartingut dhe se e ka nisur këtë aktivitet disa vite më parë.

“Ai është shumë i dhënë pas kartingut dhe motorsportit. Nuk njoh shumë adoleshentë që kanë një pasion kaq të madh për diçka, ndaj përpiqem ta mbështes dhe ta inkurajoj”, tha këngëtarja.

adele3

Në fund, ajo theksoi se djali i saj është “i fiksuar” pas Formula 1 dhe se prindërit duhet të përfshihen në interesat e fëmijëve të tyre.

“Kur fëmija yt ka një pasion, duhet të bëhesh pjesë e tij dhe të tregosh interes të vërtetë”, përfundoi Adele.

adele 4

© Panorama.al

Te lidhura