Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth një muaj në parë në Fier, ku një adoleshente është dhunuar nga tre bashkëmoshatare të saj.
Pamjet janë të rënda, ndërsa adoleshentet teksa rrahin shoqen e tyre skenën e filmojnë me telefon.
Pamjet tregojnë momentet kur dy vajza të reja godasin me shuplaka, grushte dhe shqelma bashkëmoshataren e tyre.
Ndërkohë në video dëgjohet edhe vajza që filmon, e cila i nxit të tjerat të vazhdojnë dhunën.
Në një moment, adoleshentja tërhiqet zvarrë prej flokësh dhe më pas goditet nga dy vajzat njëkohësisht.
Rasti është denoncuar në policinë e Fierit, ndërkohë janë proceduar penalisht tre adoleshentet.
© Panorama.al












