Belgjika triumfoi me rezultatin e thellë 4-1 kundër SHBA-së dhe padyshim fitoi zemrat e shumë tifozëve edhe për shkak të situatës në lidhje me heqjen e kartonit të kuq të sulmuesit amerikan, Folarin Balogun.
Pas përfundimit të ndeshjes, një video është bërë virale ku në sfond është zëri i komentatorit kroat Stjepan Balog për HRT i cili spikati dhe tërhoqi vëmendjen botërore.
Pasi deklaroi se Belgjika kishte fituar 4:1, kroati u shpreh se çfarë mund të ndodhte më pas duke qenë se Shtëpia e Bardhë ishte përfshirë në rastin e “faljes” së Folarin Balogun dhe ndoshta mund të ndikonte edhe për këtë sfidë.
“Mbaroi! Belgjika fitoi 4:1. Ata po ecin përpara, do të shkojnë në Spanjë në raundin tjetër të garës në çerekfinale. Megjithatë, duhet të presim. Ndoshta nesër kur të zgjohemi, Belgjika do të ketë një fitore me kusht, ndoshta Shtëpia e Bardhë do të telefonojë përsëri dhe do të shpiket ndonjë nen i Kodit Disiplinor. Kjo ishte aq e pastër sa Belgjika nuk mund të kritikohet për asgjë. Nuk ka asnjë njollë në fitoren e tyre. Amerikanët digjeshin nga dëshira për të bërë diçka, ndoshta polemika për kartonin e kuq pati ndikim në këtë. Sidoqoftë, kjo është fitorja më bindëse në raundin e 16-tave, Belgjikë – SHBA 4:1”, ishin fjalët e Balogut nga televizioni shtetëror kroat.
Croatian commentator: ‘Belgium won, but let’s wait… maybe tomorrow morning when we wake up, a call from the White House comes in’ 😭 pic.twitter.com/ceRxQhtPKV
— Sam 🇧🇪 (@dynaresam) July 7, 2026
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al












